Të akuzuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, Policia turke ndalon 110 persona

Policia turke ka ndaluar 110 persona në një operacion që shënjestroi të akuzuar për lidhje me grupin militant të partisë së punëtorëve të kurdistanit.
Operacioni u shtri në mbi 21 provinca, por u përqendrua në qytezën Dijarbakir me shumicë kurde në juglindje të vendit.
Një ligjvënës pro kurd ndërkohë u shpreh se gjatë operacionit, që u ndërmor para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, u arrestuan edhe gazetarë, avokatë dhe artisë. Burime nga policia turke thanë se operacioni ishte ndërmarrë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe shënjestroi të dyshuar me lidhje me partinë e punëtorëve të kurdistanit. Kjo parti e cila ka luftuar gjatë për rritjen e automisë së kurdëve në Turqi, konsiderohet si grup terrorist jo vetëm nga Turqia por edhe nga SHBA dhe BE. Megjithatë gjykata europiane e drejtësisë ka dalë dy herë në përfundimin se grupi është cilësuar terrorist nga BE pa u ndërmarrë më parë një procesi përkatës për një gjë të tillë.
/RTSH/