E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet në Zubin Patok, Basha: Të ideuara nga Serbia për destabilizimin e Kosovës

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Në një intervistë në medie, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, komentoi sulmet e fundit në Zubin Patok, të cilat sipas tij janë të ideuara nga Serbia për destabilizimin e Kosovës.

Basha kritikoi qëndrimin e presidentit serb Vuçiç dhe lidhjet e tij me figura pro-ruse, duke u shprehur se Serbia po sillet si një kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale.

Ai gjithashtu theksoi dështimin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama për të marrë hapa konkretë në mbështetje të Kosovës.

Basha kërkoi që të nxirret nga sirtari propozimi i tij për një ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për forcimin e sigurisë së Kosovës, duke kërkuar veprime më të forta nga qeveria shqiptare.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›