E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vazhdojnë bastisjet policore në rajonin e Zubin Potokut

PRISHTINË, 1 dhjetor/ATSH/ Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›