E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet ruse në Ukrainë, banorët e Kievit në radhë për ujë

Qytetarët në kryeqytetin ukrainas, Kiev, kanë qëndruar në radhë për të mbushur ujë, pasi raketat ruse goditën objektet kryesore në të gjithë vendin. Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Klitschko, tha se 40% e konsumatorëve në Kiev mbetën pa ujë dhe 270 mijë shtëpi nuk kishin energji elektrike.

Trembëdhjetë persona u plagosën në sulmet në mbarë Ukrainën, teksa Rusia tha se kishin për qëllim kontrollin ushtarak dhe sistemet energjetike të Ukrainës dhe se të gjitha objektivat u goditën. Përveç kryeqytetit, zona të tjera të prekura nga sulmet përfshijnë Lviv, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Zaporizhzia.

Në përgjithësi, 18 objekte, shumica e tyre gjeneruese të energjisë, u goditën nga raketa dhe dronë në 10 rajone. Sulmet e së hënës erdhën pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi në gadishullin e aneksuar të Krimesë./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›