E Diel, 1 Nëntor 2026

Historiku i sulmeve kamikaze në Rusi nga gratë çeçene


Sipas statistikave gratë kamikaze në Rusi bëhen vejushat e luftëtarëve çeçenë që janë vrarë nga forcat ruse të sigurisë.

Më poshtë është një historik për rastet më të rënda terroriste që janë kryer nga rebelët çeçenë këto vitet e fundit, në të cilat kanë marrë pjesë edhe gratë:

Në 23 tetor 2002 - 41 rebelë çeçenë, ndër të cilët gjashtë gra, sulmojnë teatrin Dubrovka të Moskës ku po jepej shfaqja "Nord-Ost". Rreth 900 persona merren peng. Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë të gjithë rebelët mbeten të vrarë, por gjithashtu 129 pengje humbin jetën. Më vonë mësohet se tre nga gjashtë gratë rebele ishin shtatzëna.

Në 12 maj 2003 - Dy burra dhe një grua në bordin e një kamioni të mbushur me eksploziv hedhin veten në erë para ndërtesave të administratës çeçene filo-ruse dhe ato të shërbimeve sekrete ruse (FSB) në fshatin Znamenskoie, rreth 80 kilometra nga Grozni, kryeqyteti çeçen. Të paktën 59 persona humbin jetën.

Në 14 maj 2003 - Dy gra kamikaze hedhin veten në erë në Islikhan-Iurt, pranë Gudermes në çeçeni. Nëntëmbëdhjetë persona humbin jetën.

Në 5 qershor 2003 - Në Osetinë e Veriut një grua në moshë të re hedh veten në erë pranë një autobusi që udhëtonte drejt një baze ajrore ruse, 16 të vdekur ndër ushtarakë dhe punonjës civilë.

Në 5 nëntor 2003 - Një komandë rebelësh çeçenë e përbërë nga të paktën tre gra dhe një mashkull, shpërthejnë një zinxhir bombash dore në një zonë të populluar të Stravopolit, Kaukaz. Më shumë se 200 persona u plagosën dhe 44 të tjerë humbën jetën.

Në 9 dhjetor 2003 - Një kamikaze hedh veten në erë para hotel "National" në Moskë. Pesë të vdekur, ndër të cilët edhe vet atentatorja, dhe 13 të plagosur.

Në 24 gusht 2004 - Dy gra kamikaze hedhin veten në erë njëkohësisht në dy avionë, një Tupolev 134 që u rrëzua pranë lokalitetit Tula duke vrarë 43 persona, dhe një Tupolev 154 që u rrëzua në Rostov me 46 persona në bord.

Në 31 gusht 2004 - Një kamikaze hedh veten në erë pranë metrosë Rizhkaia në Moskë. Dhjetë persona humbën jetën.

Në 1-3 shtator 2004 - Sulmohet shkolla Beslan në Osetinë e Veriut. Ndër rebelët kishte edhe tre gra. Në fund, 331 persona humbin jetën, ndër të cilët 186 fëmijë.

Në 7 maj 2005 - Një kamikaze hedh veten në erë në Grozni të çeçenisë. Vdes vetëm ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›