E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni e aleatët, fitojnë rajonalet

Romë, 30 mars, NOA Rezultatet paraprake të zgjedhjeve rajonale në Itali flasin për një fitore të qendrës së majtë, ku rezultate të suksesshme ka arritur Pdl dhe "Lega Nord".

Ato tregojnë sesi në votimin e zhvilluar prej dy ditësh në 13 rajonet administrative të Italisë, kryeson qendra e majtë në 7 prej tyre, ndërsa në 6 janë në favor të qendrës së djathtë, megjithatë thuhet se kjo e fundit ka fituar në rajonet më të populluara.

Sipas statistikave të deritanishme, në nivel kombëtar, PDL ka fituar me 26.7%, ndërsa PD me 25.9%, Lega Nord 12.7%, Italia e Vlerave 6.9%, UDC 5.8% etj.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›