Sulmi i NATO-s, Karzai përshpejton vizitën në Kinë

Presidenti afgan Hamid Karzai ka shkurtuar qëndrimin e vizitës zyrtare në Kinë, pas raporteve për vdekjet e civilëve gjatë një sulmi ajror të NATO-s në lindje të Afganistanit.
Karzai tha se 18 civilë u vranë nga sulmi në provincën e Logari, ndërsa i cilësoi viktimat në radhët e civilëve në operacione të tilla, "të papranueshme".
Deklarata u bë derisa, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta arriti në Afganistan të enjten, në një vizitë të paparalajmëruar.
Paneta tha se do të jetë e vështirë për të arritur stabilitetin në Afganistan për aq kohë sa militantët të vazhdojnë të strehohen në zonat fisnore të Pakistanit.