E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi izraelit, janë gjallë3 shqiptarët e Maqedonisë

SHKUP-  Tre shqiptaro maqedonasit, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit në flotën ndërkombëtare e cila u sulmua dje nga forcat speciale izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës janë gjallë.

Shqiptaro maqedonasit Jasmin Rexhepi, 28 vjec, Sami Emini 57 vjec të dy nga Shkupi, si dhe Sead Hasipi 50 vjec nga Kumanova, të cilët kanë qenë në karvanin që dje në mëngjes u sulmua nga forcat speciale izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës janë gjallë dhe ndodhen në paraburgim në Izrael.

Agjencia maqedonase e lajmeve mia informon se familjarët e tyre janë informuar sot në mëngjes nga Ambasada e Maqedonisë në Izrael se ata sot ose nesër së bashku me udhëtarët e tjerë të paraburgosur nga karvani humanitar do të deportohen në Turqi, dhe që atje do të kthehen në Maqedoni. Informacionin për fatin e shtetasve të Maqedonisë e konfirmuan edhe autoritetet turke.

Rexhepi, Emini dhe Hasipi ishin mes ekipit prej 700 personash në anijet e karvanit humanitar që u sulmua nga forcat speciale të Izraelit. Mësohet se ata ishin nisur në Gaza përmes organizatës humanitare turke.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›