E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Zgjedhjet në veritë Kosovës, stabilitet në rajon

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic u shpreh optimist në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit. Ai ka përshëndetur ecurinë e zgjedhjeve lokale në Veri të Kosovës. 

“Jam shumë i lumtur që zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe besoj se ato do ta stabilizojnë territorin, pavarësisht nga diferencat, që ekzistojnë në lidhje me statusin", tha Jeremic të hënën në mbrëmje në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin. Lajmi konfirmohet nga Deutsche Ëelle. 

Shefi i diplomacisë serbe nuk donte t’i komentonte rezultatet paraprake të zgjedhjeve, të cilat si qeveria e Kosovës, ashtu edhe Bashkimi Evropian i ka konsideruar të paligjshme, por shtoi: “Zyrtarët që do të dalin prej tyre do të bashkëpunojnë shumë ngushtë me të gjithë aktorët e rëndësishëm legalë në krahinë për të punuar në të mirë të të gjithë popullsisë brenda krahinës". 

Ndërsa u shpreh optimist në prag të takimit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së dhe homologëve të tyre ballkanikë, që do të zhvillohet të mërkurën në Sarajevë. "Jam i lumtur që kemi gjetur një mënyrë për të qenë atje, pa kompromentuar pozicionet kushtetuese të asnjërit, e sidomos atë të Serbisë", tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›