KS e OKB: Hetimtë menjëhershëmndaj sulmit izraelit
NJU JORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miraton një deklarata ku bën thirrje për hetim të menjëhershëm, të paanshëm, të besueshëm dhe transparent mbi sulmin e trupave izraelite kundër flotës ndërkombëtare e cila transportonte ndihma për Gazën.
Të paktën 10 aktivistë pro-palestinezë u vranë kur komandot izraelite sulmuan të hënën në mëngjes anijet me ndihma në ujërat ndërkombëtare.
Deklarata u miratua pas negociatave të cilat vazhduan gjatë gjithë natës dhe dënon 'veprimet që çuan në humbjen e jetës së dhjetë personave' gjatë sulmit të forcave komando.
BBC shkruan sot se gjuha e kësaj deklarate është më e butë se teksti i saj origjinal, i cili i dënonte forcat ushtarake izraelite në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe kërkonte një hetim ndërkombëtar lidhur me atë që ndodhi. Teksti përfundimtar i deklaratës ishte kompromis mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Turqia e kishte dënuar ashpër Izraelin, duke e quajtur sulmin mbi anijet me ndihma 'akt agresioni'. Ndërsa SHBA-ja, aleate e ngushtë e Izraelit, u përpoq që ta zbuste gjuhën e deklaratës.
Nga ana tjetër ministry i Mbrojtjes të Tel Aviv ka deklaruar se nuk do të lehojet hyrja e asnjë anijeje me ndihma në Gaza. Radio publike izraelite raporton për mbi 480 aktivistë të arrestuar, ndërsa 48 të tjerë do të largohen. Mers personave të burgosur janë edhe 6 italianë, të cilit ishin pjesë e ekuipazhit.
Sulmi izraelit u dënua dje edhe nga Ministria e Jashtme shqiptare. Me anë të një deklarate per shtyp, MPJ thekson se është duke ndjekur e shqetësuar situatën e krijuar në Lindjen e Mesme, dhe i kërkon autoriteteve izraelite të nisin menjëherë hetimiet në lidhje me ngjarjen.
Komandot izraelite sulmuan dje në mëngjes ne Lindje te Detit Mesdhe një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime. Anijet u nisen nga gjiri i Qipros dhe mbartin 10 mijë tonë ndihma për Gazën e bllokuar. Sipas mediave izraelite, forcat speciale në tentativë që t’i ndalojnë kishin hipur në anije dhe kishin hasur në rezistencë të ashpër të aktivistëve të nidhmave humane. Operacioni raportohet se u krye 65 km larg brigjeve në ujrat ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)