E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim publik per Prokurorine

Ne debatin publik te zhvilluar ne Top Show-n e dates 28 tetor 2010 u ekspozua publikisht se te pakten 5 milione euro te buxhetit te shtetit jane cuar dem nga vendimet kontradiktore te marra nga institucione te ndryshme te shtetit shqiptar per destinacionin e qendres kulturore Pjeter Arbnori ose Piramida. Gjate debatit u ekspozuan indicie te mjaftueshme per te kuptuar se nje dem ekonomik i paster tashme eshte shkaktuar qe ne fillim te procesit per ndertimin e Parlamentit te ri.

Jam plotesisht dakord me idene e Kryeministrit te Republikes qe Parlamenti i Republikes te gezoje nje ambient me dinjitoz dhe me te pershtatshem per kohen qe jetojme. Nuk heq shume prej pikave dhe presjeve te fjalimit te tij ne Parlament per konstatimet politike ndaj figures se Enver Hoxhes. Nuk kam gjithashtu asnje problem me idene qe e ashtuquajtura Piramide te pershtatet si ndertese funksionale per Parlamentin e Republikes. Por dikush duhet te paguaje shpenzimet e bera deri me sot per te shnderruar ate godine ne teater. Dikush duhet te paguaje shpenzimet e bera per rikonstruksionet megjithate te pambaruara e godines nga jashte e brenda. Dikush duhet te paguaje kostot e prishjes se njeanshme te kontrates se Emfiteozes me televizionin Top Channel. Dikush duhet te paguaje shpenzimet per konkurset e bera deri me sot per adaptimin e selise se Kryesise se Kuvendit ne kompleks parlamentar nje projekt u miratua me konsenus politik vetem nje vit e gjysme me pare. Natyrisht ky dikushi nuk mund te jene me taksapaguesit sepse qartesisht ata nuk kane asnje lidhje me kete dem. E gjithe kjo veprimtari administrative ka persona pergjegjes qe ose nuk parashikuan mire se Piramida nuk behet dot teater ose nuk pyesin ekspertet projektues dhe merren vendime arbitrare qe lejojne ardhjen e ketyre demeve financiare.

Debati evidentoi dukshem alternativen ose vendimi per te ndertuar teatrin te Piramida ishte i pastudiuar mire ose vendimi per nderprerjen e ngritjes se teatrit dhe kthimin e Piramides ne Kuvend eshte i pastudiuar. Ne te dyja rastet behet fjale per nje dem qe te pakten efektivisht kushton 5 milione euro fitimi i munguar duhet llogaritur. Eumlshte per tu theksuar gjithashtu edhe fakti se ndryshimi i destinacionit te ketij objekti ne vite eshte bere me akte te qeverise ndersa kete radhe eshte bere me vendim te Kuvendit. Pa dashur te fokusohem te konsideratat kushtetuese e ligjore ne lidhje me formen e akteve te nxjerra dhe vlefshmerine e tyre ligjore keto ceshtje jane objekt per gjykaten eshte me interes te analizohet dhe vleresohet pasoja financiare si dem ekonomik qe i vjen buxhetit te shtetit pra parave te shtetasve te Republikes.

As nga debati dhe as nga ndonje burim tjeter publik informacioni nuk kemi dijeni se ne cmenyre nga kush e per carsye jane harxhuar dhe pritet te harxhohen kot se koti keto para. Nese do te kishim ndonje te dhene me te qarte do te ishim te detyruar te benin kallezim per ndjekje penale ashtu sic parashikon neni 283 i Kodit te Procedures Penale. Aktualisht me kaq informacion sa ka dale rezulton dukshem se kane humbur te pakten 5 milione euro te buxhetit te shtetit vetem brenda 2 viteve te fundit nga vendimmarrja konfuze e institucioneve tona. Nuk mund gjithashtu te akuzojme askend per vjedhje apo per korrupsion per sa kohe qe asgje seshte publike. Publiku shqiptar per fat te keq edukohet cdo dite me idene se parate e buxhetit vetem vidhen. Ky ndoshta nuk eshte rasti tipik i vjedhjes apo i korrupsionit. Por qe keto para jane keqadministruar ne shkelje te plote te rregullave te ketij shteti per buxhetin dhe administrimin e tij kjo kuptohet fare qarte. Ato para nuk kane shkuar ne destinacionin per te cilen u parashikuan por u shkaterruan pa u perdorur.

Ne keto kushte nisur nga percaktimet e nenit 280 te Kodit te Procedures Penale si qytetar i Republikes dhe si anetar i Forumit per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore po ju njoftoj per kete ngjarje qe ne vleresimin tim paraprak dhe teper modest me duket e ndeshkueshme penalisht. Besoj se ndaj te njejtin opinion me cdo punonjes te ligjit ne kete vend se pasojat kriminale nuk vijne gjithmone me dashje praktika e derisotme merret shume me to por edhe nga pakujdesia qe ne keto nivele shprehet here me arrogance pushteti here me injorance e here me te dyja bashke.

E bej kete njoftim ne radhe te pare per tu kerkuar juve qe te ndihmoni shtetasit e Republikes nese duhet apo jo ti besojne ketij shteti administrimin e parave te tyre. E bej kete gjest publik jo vetem si sherbim qytetar por edhe shpreseplote se Prokuroria do te hetoje mbi kete ngjarje per te evidentuar pergjegjesite e mundshme qofte edhe per te vertetuar se nuk ka pergjegjes e as dem. Dua te jem ende shpreseplote se keqperdorimi i parave te publikut edhe kur behet per nje arsye te ligjshme duhet ndeshkuar.

Per te qene korrekt me ligjin ky njoftim publik i drejtohet me se pari Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne vijim dua gjithashtu qe ky njoftim te vleje edhe per Prokurorine e Pergjithshme dhe per Kontrollin e Larte te shtetit. Po e bej publik ne gazete per tu larguar nga dera e prokurorise qe rendom perdoret nga politikanet per te akuzuar njeri-tjetrin madje edhe veten e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›