E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi mbi Gazen hyn ne diten e peste

Vijojnë për te pestën dite radhazi sulmet ndërmjet Izraelit dhe Gazës . Raketat goditën dy ndërtesa mediatike në qendër të qytetin e Gazës, duke plagosur disa gazetarë palestinezë. Izraeli thotë se do te vijoje me sulmet për te goditur objekte te tjera . 
Si rrjedhojë, Shoqata e Gazetarëve të Lindjes së Mesme parashtroi një ankesë, duke i kërkuar Izraelit shpjegime se përse selitë e dy mediave u goditën. Sipas një komunikate të Tel Avivit, vazhdimi i sulmit të së dielës ishte një kundërpërgjigje për të paktën dy raketa që ranë në territorin hebre disa orë më parë, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Gjithashtu, ushtria theksoi se “të gjithë shënjestrat e goditura ishin identifikuar prej muajsh nga burime të inteligjencës për aktivitetin e tyre terrorist apo në mbështetje të Hamasit”. Sipas mediave ndërkombëtare, aktualisht janë duke u dëgjuar shpërthime të forta në të gjithë territorin e Rripit të Gazës, ndërsa bombardimet kanë hyrë në ditën e tyre më intensive. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se spitalet në Gaza janë përshkuar me viktima.
Presidenti i Egjiptit ka thënë më herët  se nje armëpushim mund të arrihet, por se nuk kishte "asnjë garanci". Mohammed Mursi po fliste në Kajro pas takimit me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan.  Lidhja Arabe ka mbajtur një takim urgjent, edhe në Kajro, dhe njoftoi se do të dërgojë një delegacion në Gaza në ditët e ardhshme.
 Ndërkohë, vazhdon të ekzistojë frika për mundësinë e një pushtimi territorial të Gazës, pasi 75 mijë trupa rezerviste izraelitit janë grumbulluar pranë kufirit, në pritje të një urdhri për të pushtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›