Takimi Merkel-Putin

I nisur si miqësor përfundoi ne një "Një përplasje akujsh" takimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një forumi biznesi në Rusi. Ky i fundit u irritua së tepërmi kur Merkel e pyeti për dënimin e vajzave te grupit "Pussy Riot" me dy vjet burg.
"A është e nevojshme të çosh dy vajza në burg, nuk e di por në Gjermani nuk do të ishte ky rasti".- shpreh Merkel para te pranishmeve.
Nuk ka munguar pwrgjigjia e presidentit Putin i cili edhe pse i gjendur ne një situate aspak te këndshme , nuk hezitoi tw përsëriste qëndrimin e tij ne lidhje me vajzat e grupit muzikor .
"Kancelarja gjermane i referohet vajzave që ndodhen ne burg për shfaqjen e tyre në kishe. A di ajo se njëra prej tyre kishte marrë manekinin e një hebraiku dhe thërriste të çlirojmë Moskën prej tyre. Ne nuk mund të lejojmë qëndrime të tilla antisemite. Duhet ta keni parasysh këtë", u shpreh Putin.
Ne takimin disa orësh mes te dy liderëve nuk kane munguar dhe diskutimet per gazsjellësin Gazprom, Sirinë, programin bërthamore te Iranit etj.
Merkel është udhëheqësja e parë perëndimore që takon Putinin pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit.