Vazhdon hedhja e raketave ne Rripin e Gazes
Vazhdon ende përshkallëzimi i dhunës në Rripin e Gazës në sulmet e pandërprera ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Ndërsa në Rripin e gazës bëhen sulme ajrore, një shi raketash ka mbuluar jugun e Izraelit ku shumë civilë kanë vendosur të arratisen. Viktimat kanë qenë të shumta mes të cilëve dhe 9 fëmijë. Është vrarë gjithashtu dhe një zyrtar i hamas. Ndërkohë në Kajro ka mbërritur nëj emisar izraelit për të biseduar mbi një armëpushim të mundshëm. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka ripërsëritur mbështetjen e tij për Izraelin, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për evitimin e përshkallëzimit të dhunës. Sipas Al Xhazirës bilanci i viktimave palestineze që nga fillimi i ofensivës, të mërkurën e kaluar është 64 persona, ndërsa viktimat izraelite janë tre. Burime spitalore raportojnë për 400 të plagosyr. Nga ana tjetër Izraeli përgatitet për ofensivë nga toka. Ministri izraelit i mbrojtes ka deklaruar se ka thërritur në gatishmëri 75 mijë rezervistë. Por dhe në Tel Aviv janë dëgjuar sërish siremat e alarmit, për herë të katërt gjatë ditëv të fundit. Dy shpërthime janë dëgjuar në qytet. Por sipas një përfaqësuesi të lartë palestinez në Gaza një armëpushim është ende i mundur, si e ka konfirmuar dhe për France Press. Por nuk ëshët i këtij mendimi kryeministri izraelit Benjamin Netaniau i cili ka pohuar se Izraeli është i gatshëm që rë zgjerojë ofensivën kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.