E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i ri Amerikan dominohet nga femrat

Kur Kongresi i ri  Amerikan të mblidhet në  muajin janar, Dhoma e Përfaqësuesve do të ketë 80 anëtare dhe Senati 20, shumica demokrate. Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi zhvilloi një konference shtypi pas zgjedhjeve, ku ajo rrethohej nga një grupi i madh grash, anëtare aktuale dhe të sapo zgjedhura në këtë dhomë. Ajo theksoi se për herë të parë në historinë e Kongresit, gratë demokrate dhe pakicat përbëjnë një numër më të madh se kolegët e tyre meshkuj të bardhë. Është pikërisht kjo ajo qe spikat  kete here ne kongresin amerikan , nje numer I larte I përfaqësuesve femra . Në Senatin e ri në janar, 20 për qind e 100 senatorëve do të jenë femra; 16 demokrate dhe 4 republikane. Dhe 19 gra republikane mund të bëjnë betimin në Dhomën e Përfaqësuesve në janar. Edhe pse ky lajm është pritur mjaft mire nga ekspertet mbetet ende punë për t'u bërë pasi , grate, të cilat përbëjnë 50 për qind të popullsisë, nuk janë barabar të përfaqësuara në poste të zgjedhura federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›