E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi me acid ne fytyre ndaj menaxheres se Call Center

Policia shoqeron 13 persona per sulmin me acid ndaj menaxheres se nje call center, Vilma D. 

Te shoqeruarit jane persona te larguar nga puna prej 27-vjecares, ose te aferm te tyre. 

Sipas policise kjo eshte pista kryesohere e hetimit, per disa vendime per largimin e punonjesve nga puna, apo verejtjeve te firmosura nga 27-vjecarja, madje ka patur dhe debate te ashpra per kete fakt. 

Vetem per vitin 2013 nga Call Center ishin larguar 35 punonjes nga puna. 

Nderkaq, gjendja e 27-vjecares vazhdon te jete e rende ne repartin e djegieve ne spitalin numer 2 te QSUT. 

Sipas mjekeve djegia eshte vleresuar e shkalles se trete dhe eshte ne kufijte e humbjes se shikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›