Sulmi me armë në eventin e Shtëpisë së Bardhë, autori ishte mësues. U kap me pushkë dhe thika, pamjet e para të arrestimit të 31-vjeçarit

Një 31-vjeçar nga Kalifornia Jugore është identifikuar nga autoritetet si i dyshuari për incidentin me armë zjarri që ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë Darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
I dyshuari, Cole Tomas Allen, u neutralizua nga forcat e rendit pranë vendit ku po zhvillohej aktiviteti, ku merrte pjesë edhe presidenti Donald Trump.
Sipas policisë amerikane, i dyshuari kishte me vete disa armë dhe tentoi të kalonte një pikë kontrolli sigurie. Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara nga Donald Trump, tregojnë momentin kur ai vrapon pranë detektorëve të metaleve, ndërsa agjentët e sigurisë reagojnë duke nxjerrë armët.
Shefi i policisë së Uashingtonit, Jeffery W Carroll, deklaroi se oficerët shkëmbyen zjarr me të dyshuarin. Gjatë përplasjes, një agjent i Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara u godit, por plumbi u ndal nga jeleku mbrojtës.
Allen punonte si mësues, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij incidenti.
I dyshuari është në paraburgim dhe po “vlerësohet” në spital. Ai ishte klient në hotelin ku po zhvillohej darka, ndërsa zyrtarët thanë se motivi i sulmit nuk është zbuluar ende.
/rtsh.al/