E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dokumentet sekrete/ Gjykata pranon kërkesën e Trump për prokuror të posaçëm

Një gjykatës federal ka pranuar kërkesën e Donald Trump për të emëruar një “prokuror special” për të shqyrtuar dokumentet që FBI ka sekuestruar nga vila e tij në Mar-a-Lago, të cilat mund t’i nënshtrohen hetimit për mbajtjen e paautorizuar të sekreteve qeveritare.

Gjykata udhëzoi përkohësisht qeverinë që të mos shqyrtonte ose përdorte materialet e sekuestruara për qëllime hetimore, në pritje të përfundimit të një shqyrtimi nga një prokuror i posaçëm.

Gjykata ndaloi gjithashtu përkohësisht Departamentin e Drejtësisë të SHBA të shqyrtonte dokumentet për hetimin e tij penal derisa prokurori special të përfundojë punën e tij, në një vendim që shënoi një fitore procedurale për ish president.

Megjithatë gjykata shtoi se Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare mund të vazhdojë të shqyrtojë materialet e sekuestruara për hetimin e saj të veçantë nëse rrezikonte mbajtja e tyre nga Trump në vilën e tij.

Departamenti i Drejtësisë ka të ngjarë të apelojë vendimin, ndërsa Trump ka akuzuar atë se ka nisur një gjueti shtrigash. Trump është nën hetim për mbajtjen e të dhënave qeveritare, disa prej të cilave ishin shumë të klasifikuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›