Sulmi me viktima në Paris, kurdët në protestë, përplasen me policinë: Shpalleni autorin terrorit

Përleshjet mes protestuesve dhe policisë kanë shpërthyer në qendër të Parisit, pasi anëtarët e komunitetit lokal kurd dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi pas të shtënave vdekjeprurëse në një qendër kulturore kurdë, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Imazhet nga protesta tregojnë rrugë të dëmtuara dhe tym që ngrihet nga makinat ndërsa demonstruesit përleshen me policinë.
Protesta u zhvillua pranë Place de la Republique në zemër të kryeqytetit francez, jo shumë larg qendrës kulturore kurde Ahmet-Kaya ku ndodhi dhe sulmi.
Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë, në një sulm që u cilësua racist. Protestuesit kërkojnë që autori, një francez 69-vjeçar me precedentë të gjatë kriminal, të shpallet terrorist.
Presidenti francez Macron në Tëitter shprehu keqardhjen për “sulmin e urryer” ku “kurdët e Francës kanë qenë objektiv”.
/rtsh.al/