E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi ndaj Chernihiv-it, Zelensky zotohet për hakmarrje: Ushtarët tanë do t’i kundërpërgjigjen Rusisë

Presidenti ukrainas ,Volodymyr Zelenskiy është zotuar për kundërpërgjigje, pasi shtatë persona, mes të cilëve edhe një vogëlushe gjashtë vjeçare, humbën jetën dhe 144 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi rus me raketë që goditi sheshin qendror të qytetit historik të Chernihivit në veri të vendit.

“Jam i sigurt se ushtarët tanë do t’i kundërpërgjigjen Rusisë për këtë sulm terrorist”, theksoi Zelenskiy.

Në një video-fjalimin e mbajtur në orët e para të kësaj të diele, në përfundim të vizitës së tij në Suedi, Zelenski bëri të ditur se mes 144 të plagosurve ishin edhe 15 fëmijë. 

Presidenti ukrainas tha se sulmi ndaj Chernihivit përkonte me një festë ortodokse, dhe se u plagosën edhe njerëz që kishin dalë nga një kishë, përveç viktimave në teatrin ku po zhvillohej një takim për të cilin mediat ukrainase thanë se merrnin pjesë prodhues dronësh. 

Chernihivii ndodhet rreth 50 kilometra në jug të kufirit ukrainas me Bjellorusinë. Në muajt e parë të pushtimit rus, qyteti u pushtua nga forcat e Moskës, por aktualisht është nën kontrollin e Ukrainës.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›