Rriten masat e sigurisë në aeroportet europiane pas ngjarjes në Detroit
Rriten masat e sigurisë në aeroportet e Evropës të dielën, pasi një burrë u përpoq të vendoste eksploziv në një aeroplan të linjës Amsterdam-Detroit.
Masat e sigurisë u shtuan pas një kërkesë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Transportit për të rritur sigurinë në aeroportet në mbarë botën, pas dështimit të sulmit në avionin Delta Air Lines nga një shtetas Nigerian, i cili kishte lidhje me Al-Kaedën.
Në aeroportin Roissy në Paris, pasagjerët thanë se stafi i sigurisë ishte duke kryer inspektime të plota. "Stafi i sigurisë po kontrollon çdo person. Ata po na bëjnë një kontroll shumë të rreptë," tha pasagjerja Matt Mills para se të hipte në avionin e linjës së Detroidit.
Në aeroportin e Heathrow në Londër, udhëtarët u paralajmëruan se vonesat janë të paevitueshme pasi është e nevojshme të kryen kontrolle shtesë për garantimin e sigurisë."Aktualisht vonesat po zgjasin pothuajse një orë kryesisht për avionët që udhëtojnë drejt SHBA-së. Do të ishim mirënjohër për pasagjerët nëse do të zvogëlonin sasinë e bagazheve të tyre", tha menaxheri i operacioneve në Terminal Three, Graham Simpson.