Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, Balla: Identifikohet njëri nga autorët, akuzat vetëviktimizim politik

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se “Policia e Shtetit ka identifikuar njërin prej tre autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se “ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit”.
“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, Sokol Mëngjesi”, u shpreh ai.
Ministri theksoi se ka komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit, sapo ka marrë dijeni, ndërsa i falënderoi për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes.
“Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë Sokol Mëngjesit, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllim vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, u shpreh Balla.
/m.m/r.e/