E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidentet në Maqedoni, MPJ dënon dhunën mbi nxënësit shqiptarë

 Ministria e Punëve të Jashtme dënon dhunën e ushtruar mbi 15 nxënësit shqiptarë në Shkup dhe apelon për uljen e tensioneve pas ngjarjeve të tilla.

Përmes një deklarate për shtyp, MPJ thekson se beson në hetimin e ngjarjes dhe ndëshkimin e fajtorëve.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit.

Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje.

MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e fajtorëve, thuhet në deklaratë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›