Rama leter Presidentit Te shtyhen zgjedhjet

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Burime nga selia roze pohojne se kete kerkese ai ia ka paraqitur Presidentit te Republikes Bamir Topi. Kerkesa e kryesocialistit vjen pas qendrimeve te vazhdueshme kontradiktore te opozites per tu bere ose jo pjese e gares elektorale. Por pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit PS eshte shprehur e vendosur per te mos u bere pjese e ketij procesi. Kete gje e ka vertetuar me se miri edhe fakti se ajo nuk iu pergjigj detyrimit ligjor per te dorezuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve anetaret per 66 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Ky detyrim ligjor duhej permbushur brenda dates 23 janar nderkohe qe brenda 8 shkurtit duhet te ishte bere konstituimi i KZAZ-ve. Por tashme te dyja keto afate ligjore jane shkelur. Ne keto kushte KQZ nisi pergatitjet per zevendesimin e tyre por dhe ky vendim eshte shtyre edhe per nje jave. Nese edhe brenda ketij afati Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk dorezojne komisioneret KQZ do te beje zevendesimin e tyre me njerez apolitike. Propozimi i pare per shtyrje erdhi nga perfaqesuesi politik i forces kryesore ne qeverisje Njazi Kosovrasti fryme qe dominoi tek anetaret ne komision. Afati per dorezimin e propozimeve per komisioneret e KZAZ-ve ka mbaruar nderkohe qe ndodhemi ne prag te asaj qe me Kod Zgjedhor njihet si periudha zgjedhore 15 marsndash30 qershor. Prezenca e OSBE-se ne Tirane ka bere thirrje te vazhdueshme ndaj partive politike te respektojne Kodin Zgjedhor per rrjedhoje te drejten kushtetuese te qytetareve per te zgjedhur e per tu zgjedhur. Deri tani vetem dy forcat kryesore ne qeverisje PD dhe LSI kane dorezuar emrat e komisionereve. Thirrja e BE-se dhe SHBA-se gjithashtu edhe ndaj atyre qe kane ndertuar aksionin politik mbi kauzen e zgjedhjeve te lira e te ndershme eshte e prere Perqendrim tek zgjedhjet e 8 majit per te arritur standardet nderkombetare. Kjo sipas tyre eshte sfida kyce dhe me e afert ne te cilen do te testohen partite politike. Deri tani partite e opozites po ecin ne gabimet e proceseve te shkuara zgjedhore kur asnjehere anetaret e komisionereve nuk jane depozituar ne kohe. Diferenca qe thellon problematiken e kesaj here eshte se opozita refuzon te behet pjese e organizimit te procesit qe ne tavolinen qendrore te komisionit kryesor te administrimit te zgjedhjeve kur anetaret ne kundershtim me betimin e tyre bojkotojne sipas lojes politike te partive qe i kane propozuar. Pikerisht per te diskutuar ceshtjen e zgjedhjeve te ardhshme lokale Presidenti i Republikes Bamir Topi ka kerkuar takim me kreun e Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth. Nuk dihen cilat do te jene kerkesat qe kreu i shtetit do ti parashtroje ambasadorit Wollfarth ne takimin qe zhvillohet sot ne oren 11 por vullneti per mbajtjen e zgjedhjeve lokale brenda dates se dekretuar shkon ne te njejten linje me ate te partnereve nderkombetare.