Sulmi ndaj mjekut, shperblim per informatoret

Policia tashme ka marre edhe deklarimet e para nga i demtuari mjeku Kosta Kocci. Ai ka dale nga gjendja e veshtire per jeten dhe mesohet se praditen e sotme policet qe po hetojne kane komunikuar me te.
Sipas te dhenave te para, personi qe sulmoi mjekut ishte nje i ri, i cili i kerkoi atij qe te shkonte prane shtepise per t'i vizituar nenen e semure.
Mjeku ka pranuar dhe ka shkuar prane automjetit por ne ate moment eshte sulmuar me thika ne trup.
Mjeku neurolog ka mare plage ne shume pjese te trupit te tij nga goditjet. Sulmi ndodhi pak para ores 18.00 te dites se djeshme, kur mjeku po dilte nga klinika e tij private qe ndodhet ne afersi te ambulances qendrore te qytetit.
Deshmitaret i thane policise se mjeku u perlesh me agresorin ne perpjekje per t'u mbrojtur, por ka marre disa plage ne fyt, ne fytyre dhe ne dore.
Kolege te mjekut kane dhuruar gjak dhe jeta e tij eshte shpetuar. Nderkohe mjeket dhe punonjesit e sherbimit shendetesor ne spitalin e Vlores kane lajmeruar se neser do te braktisin punen per nje ore ne shenje proteste ndaj ngjarjes se rende ndodhur me kolegun e tyre.