E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ne Afganistan Familja e Feti Voglit hap dyert e mortit

TIRANE- Gjendja e zise dhe shoku kane rene ne familjen e kapitenit te ushtrise Feti Vogli i cili u vra ne krye te detyres gjate sherbimit te tij ne nje mision paqesor ne Kandahar te Afganistanit. Te afert shoke te Fetiut ne femijeri dhe ushtri fashatare te komunes Baldushk si dhe efektiva te Forcave Speciale Shqiptare ku bente pjese dhe Fetiu ishin bashkuar me dhimbjen shpirterore te familjes Vogli.

Dhjetera persona hynin e dilnin duke i dhene ngushellimet babait te Fetiut pasi nena e tij nuk ishte ne gjendje te qendronte per te pritur vizitat. Ajo qendronte ne gjendje shume te rende shendetesore ne nje nga dhomat e shtepise ku nje mjek i ushtrise por edhe mjeku i komunes Balgdusht i jepnin ndihmen mjekesore.

Marja e lajmit kobzi ne menyre te menjehershme i ka gjetur te pa pregatitur njerezit e shtepise te cilet deri ne oren e vona te mbremjes se djeshme nuk kishin bere as lajmerimin e pjesetareve te rrethit farefisnor. Madje xhaxhai i Feti Voglit Limon Vogli tregon se nuk kane mundur te njoftojne as bashkeshorten e Fetiut Elven e cila sipas tij ndodhet ne qytetin e Vlores. Skemi si tia themi ajo mbase e ka mare vesh lajmin per vrasjen por ne deri tani jemi shume te tronditur dhe asnjeri ska mare guximin ta lajmeroje-shprehet me lot ne sy Limon Vogli.
sg/eq/Shqjptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›