E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e komandos ne AfganistanKosova telegram ngushellimi

TIRANE- Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves Enver Hoxhaj i ka derguar nje telegram ngushellimi Ministrit te Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto ku shpreh ngushellimet e sinqerta ne lidhje me vrasjen e komandantit te grupit te komandove shqiptare Feti Vogli dhe nentetar Aleksander Peci.

Ne telegram thuhet se shqiptaret kudo qe jane bashkendjene me dhimbjen e familjeve te viktimes dhe i bashkohen lutjeve per mbijetesen e ushtarit tjeter.
Ne emer te Qeverise dhe popullit te Republikes se Kosoves ju shprehim ngushellime per humbjen e jetes se nje ushtari te Komandos se Kontingjentit EAGLE-4 te Ushtrise Shqiptare ne Afganistan dhe plagosjes rende te nje tjetri. Kjo vrasje ka tronditur popullin shqiptar kudo qe eshte.

Ne si qeveri denojme ashper vrasjen e ushtareve shqiptare te cilet kane dhene nje kontribut te cmuar ne sigurimin e paqes ne Afganistan thuhet nder te tjera ne telegramin e ngushellimit derguar Ministrin Haxhinasto.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›