Sulmi në Afganistan, krerët e shtetit vizitojnë familjen e Kapiten Voglit
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kreu i opozitës Edi Rama dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilluan vizita ngushëllimi në familjen e Kapitenit Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan, një ditë më parë.
Presidenti Topi, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi i shprehu personalisht famijes Vogli pikëllimin e thellë për humbjen e jetës së djalit të tyre të rënë në krye të detyrës. Kreu i Shtetit vuri në pah aktin sublim e heroik të dëshmorit shqiptar në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë nëpër botë.
“Padyshim, ishte një kurth që iu bë Forcave, por në një mision shumë të moralshëm, së bashku me Forcat amerikane, qoftë Kapiten Vogli, ose Nëntetar Peci, demonstruan që ishin në një mision, të cilin ne e kemi vlerësuar në kuadër të Aleancës më të madhe të Paqes e të Sigurisë, mision të cilin do ta vazhdojmë për të qenë kurdoherë së bashku me aleatët. Unë këtu, sikurse thashë, shpreha ngushëllimet për humbjen e Kapiten Voglit, por nga ana tjetër dëshiroj të shpreh besimin për një shërim të shpejtë të Nëntetar Pecit.”- u shpreh presidenti, duke iu përgjigjur interesimit të mediave pasi përfundoi vizitën në familjen e kapitenit.
PRESIDENTI TOPI NË FAMILJEN PECI: ALEKSANDRI DO TË MARRË “MEDALJEN E ARTË TË SHQIPONJËS”
Po sot, Presidenti Topi zhvilloi një vizitë edhe në Bathore, në familjen e Nëntetarit të plagosur në Kandahar, Aleksandër Peci, ku u takua me familjarët e tij.
Presidenti Topi i siguroi familjarët e Nëntetarit Peci se “Mbarë populli shqiptar është pranë tyre në këto momente të vështira dhe se po bëhen të gjitha përpjekjet, edhe nga ana e aleatëve tanë për kurimin e tij.”
Kryetari i Shtetit theksoi se në ciëlsinë e Presidentit të Republikës si dhe të Komandantit të Përgjithshëm, i ka akorduar Nëntetarit Aleksandër Peci “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, të cilën do t’ia dorëzojë personalisht kur ai të shërohet.
KRYEMINISTRI BERISHA NË FAMILJEN E KAPITENIT FETI VOGLI
Ndërkohë kryeministri Berisha ishte në mesditë në familjen e Kapitenit Feti Vogli, ku shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së njeriut të tyre të dashur, por edhe nderimin për sakrificën e Kapiten Voglit, në emër të paqes dhe lirisë.
Duke folur më pas për mediat, Kryeministri u shpreh: Erdha për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, të familjes sime dhe të qeverisë shqiptare, për të ndarë dhimbjen e pikëllimin me familjen e Kapiten Feti Voglit, që ra për t’u bërë i pavdekshëm, në një mision fisnik paqeje, në Kandahar, Afganistan. Cilido që e ka njohur, ka njohur tek biri i kësaj familje, tek Kapiten Feti Vogli virtytet më të arrira të një njeriu të mrekullueshëm, të një ushtaraku të përgjegjshëm, një bashkëshorti dhe djali shembullor. Unë jam i bindur se sot, me familjen Vogli, me prindërit, bashkëshorten, vëllain, janë të gjithë shqiptarët, që marrin nga një copë dhimbje, zi e pikëllim që t’ia lehtësojnë dhimbjen kësaj familje të nderuar.”- u shpreh kryeministri.
RAMA NË FAMILJEN VOGLI: DHIMBJE E MADHE PËR TË AFËRMIT DHE KOMBIN TONË
Edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga disa deputetë të PS-së, zhvilloi sot pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e kapitenit Feti Vogli. Rama theksoi se humbja e Voglit është një dhimbje e madhe për familjarët dhe kombin tonë.
“Kjo është një arsye e fortë dhe një arsye më shumë për të vazhduar betejën krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tanë të mëdhenj kundër një të keqeje të madhe.”- deklaroi Rama.
TOPALLI VIZITË NGUSHËLLIMI NË FAMILJEN E KAPITEN VOGLIT
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi sot një vizitë në familjen Vogli, ku shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së Kapitenit Feti Vogli, të rënë në krye të detyrës, në Kandahar.
Kryetarja e Kuvendit shprehu pikëllimin dhe ngushëllimet më të sinqerta ndaj nënës, babait, vëllait, bashkëshortes e familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe nderimin sublim për Kapitenin Vogli, i cili me misionin e tij paqeruajtës, përfaqësoi të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, si vend i NATO-s, duke sakrifikuar jetën e tij të re.
“Ke rritur një djalë hero-i tha Kryetarja e Kuvendit, nënës së kapiten Voglit-dhimbja e zemrës së nënës është e pakufi, por sot me këtë dhimbje bashkohet e gjithë Shqipëria. Ne të gjithë jemi krenarë për misionin heroik dhe paqeruajtës të Fetiut”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Sulmi në Afganistan, Topi dhe Berisha vizitojnë familjet e komandove