Feti Vogli 'Dëshmor i Atdheut', gjendja e Pecit drejt përmirësimit
KANDAHAR- 24 vjecari Aleksander Peci, komandoja shqiptar që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në Kandahar të Afganistanit është transportuar sot drejt Ramsteinit në Gjermani.
Kjo është bërë e ditur nga familjarë të 24- vjecarit, pas një komunikimi që kanë pasur me Ministrinë e Mbrojtjes. Peci iu nënshtrua një ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak të Kandaharit dhe gjendja shëndetësore pas operacionit paraqitej e rëndë, por e stabilizuar.
24-vjecari ka marrë tre plage të rënda, por që nuk kanë prekur organet jetësore. Mjekët dhanë autorizim për transferimin drejt Gjermanisë, ndërkohë që autoritetet e NATO-s dhe ISAF morën masa për transportin. Autoritetet konfirmojnë gjithashtu se nëntetar Peci ka shpresa të shumta për të jetuar.
Një oficer i ushtrisë shqiptare, Feti Vogli, mbeti i vrarë gjatë ditës së djeshme në Afganistan, ndërsa nëntetari Aleksandër Peçi ndodhet në gjendje kome, pas një sulmi të papritur ndaj njësisë amerikano-shqiptare në Kandahar, ku ata bënin pjesë.
Sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes, ata u qëlluan nga një njësi policësh afganë në rrethana ende të paqarta. Fillimisht u fol për dy të vrarë, oficerin Feti Vogli, me gradën kapiten dhe Aleksandër Peçin, nëntetar, por në mbrëmje një lajm i dytë njoftoi se nëntetar Peçi ishte ende në jetë, ndonëse në gjendje kome.
Presidenti Bamir Topi e quajti "një akt të rëndë terrorist" sulmin ndaj komandove shqiptare, duke kërkuar ndëshkimin e autorëve e "duke inkurajuar dhe përgëzuar Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues".
Ndërsa kryeministri Sali Berisha e cilësoi "një sulm të pabesë" aktin ndaj komandove shqiptarë gjatë një takimi që zhvilloi në Ministrinë e Mbrojtjes me ministrin Arben Imami dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Xhemal Gjunkshi.
MINISTRIA E MBROJTJES: FETI VOGLI ‘DËSHMOR ATDHEU’
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përmes gjeneralit Viktor Berdo njoftoi shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ e Kapitenit të ndjerë Feti Vogli.
Gjenerali Berdo sqaroi se në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur Komisioni që do merret me organizimin e ceremonisë mortore të Voglit, pasi të përcaktohet koha e mbërritjes së trupit të tij në Shqipëri.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera NEWS24 tek familja e Aleksandër Pecit, I ati: Misioni i tij i parë Sulmi në Afganistan, Topi, Berisha dhe Rama vizitojnë familjet e komandove Bashkia Kamez shpall Komandon Peci “Qytetar Nderi" Sulmi ndaj komandove shqiptare, Berisha e Sequi: E dhimbshme! Topalli ngushëllon familjen e kapiten Feti Vogli Misteri, 11 policë qëlluan komandot shqiptare Vëllai i Feti Voglit: Tronditja e lajmit, la pas vajzën 3 vjeçe Shtabi i Përgjithshëm i FA mbi gjendjen e Aleksandër Pecit Sulmi ndaj komandove, ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi Haxhinastos Biografia e kapitenit Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan Biografia e N/tetar Aleksandër Peci, i plagosur Sulmi në Afganistan, vdes 1 komando shqiptar, tjetri në koma