Vrasja e komandos, Komisioni i Sigurisë seancë dëgjimore me Imamin
TIRANË- Opozita në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes për sulmet gjatë shërbimit në Afganistan, të dy efektivëve, të trupave komando shqiptare. Madje komisioni do të thërrasë në seancë dëgjimore, për të raportuar në lidhje me situatën ministrin e Mbrojtjes Arben Imami.
Por kjo ngjarje ka nxjerrë një tjetër shqetësim të opozitës, kur ceremonialet e dërgimit të trupave në Afganistan, sipas deputetit socialist Pirro Lutaj janë politizuar duke u zhvilluar në oborrin e kryeministrisë.
“Që një pritje të një misioni paqeruajtës e keni bërë ceremoninë e pritjes në oborrin e kryeministrisë. Kjo mjafton për ta pasur të qartë opinioni publik që kryeministri i vendit do të kryejë aktivitete që nuk i takojnë”, tha Lutaj.
“Në njohuritë e mia, ato kanë qenë të rregullta dhe të vazhdueshme për të gjitha ngjarjet, për të cilat japim edhe në kontribut”, është përgjigjur Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi.
Anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë mbajtur një minutë heshtje për kapitenin e vrarë Feti Vogli, më pas kanë shkuar në shtëpinë e tij në Baldushk.
Të enjten komisioni do të dalë me një deklaratë të përbashkët që do të lexohet në sallën e Kuvendit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)