Karzai thirrje talebanëve: Bisedoni drejtpërdrejt me qeverinë
KABUL - Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i bëri thirrje talebanëve të bisedojnë drejtpërdrejt me qeverinë, për t'i kërkuar Pakistanit që të lehtësojë negociatat e paqes pas10 vite luftë në Afganistan.
"Për të arritur procesin e paqes, ftoj udhëheqjen e talebanëve që të angazhohen në diskutime të drejtpërdrejta me qeverinë afgane", deklaroi presidenti Karzai në një komunikatë.
"Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Pakistanit në procesin e paqes, i kërkoj qeverisë motër të Pakistanit të mbështesë dhe të lehtësojë përpjekjet për negociata të drejtëpërdrejta me kryengritësit",- theksoi ai.
Talebanët, të dëbuar nga pushteti në fund të vitit 2001 nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja, vazhdojnë një luftë guerile që prej 10 vjetësh kundër ushtrive perëndimore dhe afgane. Në fillim të janarit njoftuan qëllimin për të hapur një zyrë në Katar për të diskutuar me SHBA-në.
(er.nu/BalkanWeb)