Sulmi në Boston, Obama: Akt burracakësh, FBI po heton
SHBA- Presidenti Barack Obama tha se FBI-ja po heton shpërthimet e djeshme në Maratonën e Bostonit duke i konsideruar si "një akt terrorizmi". Presidenti Obama tha në një konferencë shtypi se ky ishte një akt i shëmtuar prej burracakësh.
Por ai tha se zyrtarët ende nuk e dinë se kush dhe përse e ndërmori sulmin. Shefi I Shtëpisë Bardhë deklaroi se personat përgjegjës do te përballen me drejtësinë. Agjentët e FBI-së që po hetojnë ngjarjen thanë se kërkimet për dy shpërthimet me bombë do të zhvillohen në mbarë botën. Tre persona u vranë në shpërthime, përfshi një djalë tetë vjeçar.
Komisioneri i Policisë së Bostonit Ed Davis tha se 176 persona janë të plagosur, 17 prej tyre në gjendje kritike. Një numër viktimash kanë humbur gjymtyrët.
Guvernatori i Massachusetts Deval Patrick konfirmoi se janë gjetur vetëm dy pajisje shpërthyese. Zyrtarët thanë se nuk ka kërcënime të tjera. Presidenti Barack Obama urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të viktimave.
(e.m/News24/BalkanWeb)