Bajerni luan tenis në kupë, 6-1 me Volfsburgun
Spektakolarë, të pamëshirshëm dhe bollëk golash në “Allianz Arena” për Bajernin e Mynihut ndaj Volfsburgut në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë. Plot 6 gola për bararezët dhe vetëm një për Volfsburgun. Serinë e golave e hap Manxukiç, ndërsa dyfishon shifrat Roben. Në fundin e pjesës së parë miqtë ngushtojnë diferencën në 2-1, por në pjesën e dytë Bajerni shpërthen, ku fillimisht shënon kosovari Shaqiri, ndërsa pjesa tjetër e golave, plot tre të tillë, është për Gomezin, i cili hyri në mesin e pjesës së dytë.
Me këtë fitore Bajerni i Mynihut siguron finalen e Kupës së Gjermanisë, teksa nesër do të mësojë kundërshtarin mes Shtutgartit dhe Freiburgut. Pas fitimit të Bundesligës 6 javë para fundit, bavarezët kërkojnë të bëjnë “tris”. Një e kanë fituar, e dyta është afër në kupë, ndërsa më e vështira është në Ligën e Kampioneve, teksa do të ndeshen me Barcelonën.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)