E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Mitrovicë, grup i posaçëm për hetimin

Një grup i posaçëm është ngritur nga Policia e Kosovës për hetimin e ngjarjës së ndodhur para dy ditësh në Mitrovicë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 11 të tjerë.

Hetimi do të ndërmerret nga agjentët e krimeve të rënda, dhe do të monitorohet nga EULEX-i. Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë shtuar masat e sigurisë në qytetin verior.

Lidhur me situatën në Mitrovicë janë takuar dje komandanti i trupave të KFOR-it, Markus Bentler dhe ministri serb Goran Bogdanoviç, të cilët janë shprehur njëzëri se është e nevojshme të ruhet qetësia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›