E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Oakland, agresori “ i sëmurë mendor”

Një ish student në një Universitet të krishterë ka hapur zjarr, duke vrarë së paku shtatë persona, kur mësoi se administratorja që ai kërkonte nuk ishte në vendin e punës, njoftoi policia amerikane.

Shefi i policisë në Oakland të kalifornisë, Houard Xhordan, tha në një takim me gazetarët se One l.Goh, i lindur në Korenë e Jugut, ka shkuar në këtë universitet, me qëllim që të gjejë administratoren.

“Nga zemërimi që nuk e ka gjetur, ka përshkuar gjithë ndërtesën dhe në mënyrë sistematike ka filluar të hapë zjarr”, ka thënë shefi i policisë.

Sipas tij, studenti duket të jetë zemëruar me mënyrën e administrimit të kësaj shkolle.

“Ai gjithashtu ka qenë i inatosur se në të kaluarën, studentët tjerë e kanë keqtrajtuar. Besojmë se kishte probleme me sjelljen dhe shkolla i ka kërkuar para disa muajsh të largohet nga ky institucion”, ka thënë Xhordan në emisionin televiziv “Good Morning America”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›