E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Ukrainë, Janukoviç: Akt terrorist

30 persona janë plagosur, ndër ta 10 fëmijë, si pasojë e katër shëprthimeve që goditën qytetin lindor të Dnipropetrovskit një ditë më pare, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës.

Sipas saj 22 persona janë të shtruar në spital, ku 4 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Presidenti Viktor Janukoviç ka mbërritur në qytet për të takuar viktimat dhe për të mbikëqyrur hetimin, për ato që duket të ishin seri e koordinuar e shpërthimeve, të cilat nga autoritetet janë përshkruar si “akte terroriste”.

Janukoviç e ka quajtur sulmin si një sfidë për Ukrainën, derisa po bën përgatitjet përfundimtare për bashkorganizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit me Poloninë, garë kjo që nis më 8 qershor.

Ndërkaq në Dnipropetrovsk nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje e Kampionatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›