Tokat e pa punuara, Fasllia: Rikthehet interesi tek fermerët

Shqiptarët vazhdojnë që ta lenë tokën djerrë. Ky fakt pranohet edhe prej zv.ministrit të bujqësisë Ndoc Fasllia, sipas të cilit në vend janë rreth 100 mijë hektarë tokë e pa punuar.
Megjithatë sipas numrit 2 të kësaj Ministrie kohët e fundit është vënë re rikthim i interesit të fermerëve, sidomos në kultivimin e pemtarisë.
Moti i keq, me reshje të dendura sipas zv.Ministrit e ka dëmtuar bujqësinë vetëm me zona të vecanta.
Hyrja e prodhimit të vendit kohët e fundit sipas zv.Ministrit ka rritur me 19 përqind eksportin e fruta-perimeve .