KZ i Serbisë, votat serbe në Kosovë, numërohen në Rashkë

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 6 maj në Kosovë, sipas të cilit votat nuk do të numërohen në Kosovë, por në Rashkë.
Sipas këtij vendimi, anëtarët e këshillave zgjedhorë do t`i hapin kutitë në selinë e komunës së Rashkës dhe rezultatet nga aty do t`i dërgojnë në Beograd.
Në një deklaratë të dhënë për shtyp, Vlada Joviçiç, këshilltar në të ashtuquajturën ministri për Kosovën, ka thënë se OSBE-ja, për shkak të sigurisë së procesit të votimit, ka kërkuar që votat të numërohen jashtë Kosovës dhe se simbolet serbe në Kosovë të vendosen vetëm në vendet e votimit.