E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin takon zv/kryeministrin kinez: Marrëdhënie të paprecedenta

"Marrëdhëniet ruso-kineze kanë arritur një nivel të paprecedentë nëpërmjet përpjekjeve tona të përbashkëta", deklaroi kryeministri Putin, që citohet nga agjencia ruse e lajmeve, "Interfax", duke shtuar se “ne nuk kemi një çështje përçarëse, por interesa të përbashkëta".

Volumi bilateral tregtar arriti në 79.25 miliardë dollarë në vitin 2011, duke shënuar rritje me 42.7 për qind krahazuar me vitin paraardhës. Një vrull i tillë lë pak hapësira për dyshime se dy vendet do të jenë në gjendje ta arrijnë objektivin për volumin bilateral tregtar, 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe 200 miliardë dollarë në vitin 2020.

Li Keqiang, i cili pritet gjerësisht që në vitin 2013 të bëhet kryeministër i Kinës, tha se marrëdhëniet ruso-kineze kishin një të ardhme tepër të shndritshme dhe potencialin më të gjerë të mundshëm./Start/

                                                                                             2012-04-28 10:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›