Sulmi në qendrën tregtare në Ukrainë, Macron publikon video: Populli rus të shohë të vërtetën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore. Teksa ka postuar një video në Twitter të pasojave të sulmit në Kremenchuk, ai i drejtohet populli rus që shohë të vërtetën.
Për shumicën e rusëve, televizioni mbetet burimi kryesor i lajmeve, i cili kontrollohet fort nga Kremlini dhe pompon propagandën e luftës.
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe të 40 të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa nga ana e Rusisë në një qendër tregtare në Kremenchuk në Ukrainë.
/rtsh.al/