E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi në "Times Square", Shahzad pranon "fajin"

Amerikani me origjinë pakistaneze që pranoi të dhjetë akuzat që lidhen me një bombë të vendosur në sheshin Times të Nju Jorkut, përballet me burgim të përjetshëm. Ai pritet të dënohet në muajin tetor.

Faisal Shahzad tha se sulmet si ai që u përpoq të kryejë në "Times Square" do të mund të vazhdonin, derisa SHBA-ja të largohej nga Iraku dhe Afganistani.

Faisal Shahzad i tha gjykatës se ai zgjodhi një mbrëmje të ngrohtë për sulmin e planifikuar dhe duke ditur që sheshi "Times" do të ishte i mbushur me njerëz që mund të plagoste apo vriste.

Kur gjykatësi e pyeti zotin Shahzad, baba i dy fëmijëve, nëse ishte i shqetësuar se mund të vriteshin edhe fëmijë, ai tha se SHBA-së nuk i interesonte kur fëmijët vriteshin në vendet myslimane.

Shtetasi amerikan tha se e konsideronte veten një ushtar mysliman.

Ai tha se përpjekja e tij ishte përgjigje ndaj mënyrës se si amerikanët terrorizonin myslimanët.

Shahzad e pranoi se kishte shkuar në Pakistan për të mësuar se si të bënte bomba nga talebani pakistanez dhe kishte marrë 12 mijë dollarë nga grupi.

Faisal Shahzad u arrestua teksa përpiqej të largohej nga SHBA-ja përmes një fluturimi për në Dubai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›