Sulmi, shqiptaret “ndihmojne” Haan

Kur duhen edhe dy dite nga ndeshja e kombetares kuqezi ne Budapest kunder Hungarise, votuesit shqiptare i kane dhene nje “ndihme” trajnerit Arie Haan per te zgjidhur dilemat e sulmit qe do zbrese qysh nga minuta e pare ne “Ferenz Pushkash”.
Nepermjet nje sondazhi te organizuar nga faqja jone e internetit, ndermjet 4 alternativave; Besart Berisha, Erjon Bogdani, Edmond Kapllani dhe Hamdi Salihi, votuesit kane zgjedhur sulmuesin e Rosenborgut me 813 vota ose 45 %. Ne vendin e dyte te preferencave eshte sulmuesi i Kievo Verones Erjon Bogdani me 561 vota ose 31 %, i ndjekur nga Hamdi Salihi me 286 vota ose 16 %.
Vendin e fundit te preferencave e mban durrsaku i Karlsruhes, Edmond Kapllani me 133 vota ose 7 %. Sondazhi online u zhvillua pergjate dy diteve dhe ne te moren pjese 1802 votues.