E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen “zbutet”: Do ndihmoj Massa-n

Kimi Raikkonen pranon publikisht se tashme ai do te vihet ne dispozicion te shokut te skuadres, Felipe Massa, i cili eshte ende ne lufte per titullin kampion.

Kimi Raikkonen pranon publikisht se tashme ai do te vihet ne dispozicion te shokut te skuadres, Felipe Massa, i cili eshte ende ne lufte per titullin kampion.

“Ice Boy” kerkon t’ia ktheje me te njejten monedhe nderin qe braziliani i beri ne garen e fundit te sezonit te shkuar kur u shpall kampion bote. “Ai do beje garen e tij, ndersa une timen. Skuderia i kerkon te dyja titujt dhe e di se cfare presin nga une. Felipe ka nevoje ta fitoje kete gare per veten e tij dhe une mund ta ndihmoj ne njefare menyre, por nuk mund te them saktesisht si do shkojne gjerat”, shprehet finlandezi, duke pranuar se ka ne dispozicion nje makine te mire.

“Nuk shikoj asnje arsye pse gjerat te mos shkojne sipas parashikimeve. Nuk ndihem nen presion. E di qe skuadra pret nje rezultat te mire nga une por kete gje e pres une i pari nga vetja ime”, shtoi piloti i kokekuqes nga Maranello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›