SHBA, shembet çatia e stadiumit nga bora e madhe

Reshjet e mëdha të borës në Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar shembjen e çatisë së një stadiumi në Mineapolis. Zyrtarët thanë se askush nuk është lënduar nga kolapsi i mbulesës prej fijeve të qelqit, i cili bëri që bora të bjerë në mes të fushës. Stadiumi ishte kryesisht i zbrazur ne momenin kur ndodhi shembja e çatisë. Dëbora mbuloi nje pjesë të fushës së stadiumit që fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë të lënduar. Në zonën e mineapolis, është regjistruar rreth 60 cm dëborë.
Mot i pafavorshëm atmosferik është regjistraur edhe ne zona të tejra të shba-së. Një stuhi e fortë dëbore ka paralizuar Perëndimin e Mesëm të SHBA-së dhe për pasojë të paktën katër vetë humbën jetën. Shumë aeroporte dhe autostrada janë detyruar të mbyllen e të pezullojnë shumë udhetime. Në Çikago u anuluan më shumë se 1.400 fluturime.