Oferta e socialistëve përplasje në Kuvend

Maxhoranca dhe opozita nuk kanë mundur të përcaktojnë një datë se kur kërkesa e PS-së për komisionin hetimor do të hidhet në votë. Demokratët kërkojnë një javë kohë për ta shqyrtuar, ndërsa socialistët votimin e saj që në seancën e së enjtes. Por nuk ka qenë vetëm data ajo që ka shkaktuar debat në konferecën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Pika 3 e draftit të selisë rozë që i referohet përbërjes së komisionit, është konsideruar si në kundërshtim me ligjin e komisioneve hetimore nga maxhoranca. Ndërsa për kryesocialistin Rama, të gjitha këto janë thjesht një alibi për të refuzuar ofertën e tij.
"Dha një tjetër provë të faktit tashmë të njohur se pushteti i votave të vjedhura s’ka asnjë vullnet për të hetuar zgjedhjet, s’ka asnjë vullnet për të ndalur përmbytjet që shkakton. Pengesa pas pengesash, alibi pas alibish, refuzime pas refuzimesh, që kriza politike të mos zgjidhet, që procesi politik të tërhiqet zvarrë pafundësisht", tha kryesocialisti Rama.
Dëshmi e mungesës së vullnetit politik për zgjidhje sipas Ramës, është në tjetër zvarritje e një tjetër oferte të selisë rozë, asaj për Shkodrën. "Refuzon të heqë dorë nga shiritat elektoralë të vitit tjetër për të shpëtuar Shkodrën e Shqipërinë nga përmbytjet e ardhshme duke refuzuar të marrë në konsideratë propozimin tonë që e shpëton jo vetëm Shkodrën dhe gjithë ultësirën veriperëndimore, por të gjithë Shqipërinë nga përmbytjet e radhës", tha ai.
Ndërkohë, përfaqësues të opozitës së bashkuar kanë bërë të ditur rinisjen e protestave të ndërprera për shkak të përmbytjeve. Stacioni rradhës i tyre të martën do të jetë Durrësi.
Elona Gjylmi