Sulmohen dy persona me sopatë, njëri në rrezik për jetën

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi që janë sulmuar me sopatë nga dy kushërinj të afërt të tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në fshatin Nekovc te Drenasit.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.
Burimet e Indeksonline brenda policisë tregojnë se njëri nga viktimat është në rrezik për jetën.
Policia ka arrestuar dy persona, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Krimeve të Rënda.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sherri ka plasur përshake të një konteksti pronësor.
“Raportohet se për shkak të dyshimit te një kontesti pronësor janë rrahur mes veti katër persona meshkuj K/Shqiptar. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, me ç’rast dy prej tyre si të dyshuar pas ndihmës së parë, janë liruar nga spitali dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. /Indeksonline/