Thaçi s’e largon Rexhepin

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, mund të flejë rehat pasi kryeministri nuk e ka në plan ta shkarkojë nga pozita që mban, edhe sikur në Kuvend të kalojë mocioni i Vetëvendosjes për shkarkimin e tij. Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë brenda Qeverisë.
“Bajrami e mbron veten me punën e vet. Kryeministri e di agjendën dhe nuk e ka plan të merret me rekomandimet për shkarkimin e tij. Ne kemi dyshime se ky mocion i Vetëvendosjes, edhe ashtu mund të kalojë për shkak të votave”, ka thënë zyrtari i lartë qeveritar.
Inicimi i shkarkimit të ministrit Rexhepi ka ardhur pas kërkesave dhe debateve të shumta që kishin të bënin me skandalet brenda ministrisë. Vjedhja në dhomën e dëshmive dhe çështja e pasaportave janë bërë shkas që Vetëvendosje ta kërkojë shkarkimin e tij./Indeksonline/