Imigracioni dhe kriza financiare hedhin dyshime per nje Evrope pa kufij

Nderkohe qe Evropa perpiqet te permbaje krizen financiare brenda eurozones nje tjeter perpjekje per thellimin e unitetit evropian gjithashtu po sfidohet zona Shengen e udhetimit te lire. Nga Parisi korrespondetja e Zerit te Amerikes Lisa Bryant njofton se imigracioni ilegal kontrolli i pamjaftueshem korrupsioni dhe shqetesime mbi sovranitetin po pengojne enderren e udhetimeve pa kufi.
Tashme per evropianet eshte dicka e zakonshme perdorimi i euros ne 17 vendet qe ndajne kete monedhe. Po ashtu atyre nuk u duhet te mendojne para se te kalojne kufinjte e dhjetera shteteve pa patur nevoje te tregojne pasaportat. E krijuar me shume se 10 vite me pare e eshte quajtura zona Shengen tani ka 25 shtete perfshi vende si Zvicra dhe Norvegjia qe nuk jane pjese e Bashkimit Evropian.
Komisionerja e eshtjeve Evropiane Cecilia Malmstrom e cila kerkon rregulla te reja per Shengen argumenton se perfitimet jane te shumta.
Mendoj se eshte nje marreveshje e pergjitheshme mbi rendesine e Shengenit dhe mundesive qe u ofron shtetasve te Bashkimit Evropian dhe vendeve anetare te Shengenit qe te udhetojne te lire dhe ne duhet ta ruajme kete arritje te mrekullueshme. Kjo ka rendesi te madhe po ashtu per biznesin ka lehtesuar jeten dhe na ka sjelle perfitime te medha.
Por sot vijueshmeria e Shengenit po vihet ne pikpyetje. Javen e kaluar pjestaret bllokuan anetaresimin e Rumanise dhe Bullgarise nga shqetesimet se ato vende nuk po benin sa duhet per te luftuar korrupsionin krimin dhe imigracionin e paligjeshem. Droja mbi imigracionin gjithshtu po shuan mbeshtetjen ndaj Shengenit ne vendet pjestare si Spanja Gjermania Danimarka dhe Franca.
Pershembull Franca perforcoi kontrollet e saj kufitare me Italine ne fillim te vitit per te penguar valen e imigranteve te paligjeshem nga Afrika e Veriut. Parisi ju bashkua Spanjes dhe Gjermanise duke shprehur shqetesime rreth kalimit nen Bashkimin Evropian te pergjegjesive kryesore per Shengenin.
Ne fund te fundit thote eksperti i Qendres per Reforma ne Imigracion me qender ne Bruksel Hugo Brady eshte mungesa e besimit.
Politika e zones se Shengenit eshte se kushdo kerkon me shume kontroll mbi kufinjte e te tjereve nderkohe qe ruan te njejtin kontroll ne kufinjte e vet....ndaj ky eshte paradoksi i ceshtjes.
Nderkohe politikanet kunder imigracionit si deputeti evropian Bruno Gollnisch i Partise se Frontit Kombetar ne France po fitojne mbeshtetje publike me argumentet se Shengen ose duhet te jete me i fuqishem ose te shperbehet.
Ne France kemi miliona imigrante dhe shume probleme sociale dhe vendi eshte i tejmbushur tani si ne zonat rurale ashtu dhe qytetet e medha dhe ne duhet te kemi nje politke ndryshe. Jo vetem per njerezit qe vijne por te mundohemi te bashkepunojme me vendet e origjines qe disa prej tyre te kthehen.
Greqia e cila ndodhet ne qender te krizes evropiane te deficitit po ashtu ka kufinjte me poroze ne Shengen. Ekspertet thone se shumica e imigranteve te paligjeshem e kalojne kufirin me Turqine. Per momentin agjencia e Bashkimit Evropian Frontex per kontrollin e kufirit po monitoron kufirin grek nderkohe qe ai vend nuk ka lidhje kufitare me vendet e tjera te Shengenit duke penguar keshtu perpjekjet e imigranteve per te shkuar perpara.
Madje nderkohe qe kriza e borxheve te Greqise ka lekundur besimin evropian zoti Brady thote se te njejten gje ka bere edhe problemi i imigracionit.
Nese shperbehet eurozona qe tani po duket si dicka e mundshme pasojat politike dhe ekonomike do te perhapeshin gjithashtu edhe ne projektet madhore si Shengeni. Njerezit do te thonin se kryesisht greket kane shkaterruar dhjete vitet e ardheshme dhe si mund tu besojme atyre me dicka kaq sensitive si kufinjte dhe politikat e imigracionit.
Zoti Brady beson se vendet evropiane kane nevoje te riorganizojne Shengenin dhe ndertojne nje sistem me te mire per monitorimin e kufirit. Nderkohe qe perspektivat duket te pamundeshme per shperberjen e zones se levizjes se lire se shpejti ai thote se nese ndodh kjo do te kishte ndikim rrenues ne ekonomite dhe turizmin e Evropes nderkohe qe rajoni po mundohet te dale nga kriza financiare.