Sulmohet Messi po takonte fansat ne vendlindje

Lionel Messi ka magjepsur edhe një herë botën e futbollit, duke mbyllur me fitimin e Ligës së Kamnpioneve një sezon spektakolar me Barcelonën. Megjithatë ka edhe nga ata tifozë që nuk e pëlqejnë suksesin e talentit argjentinas. Ky i fundit është sulmuar një person ende i paidentifikuar, i cili ka tentuar të godaë me grushta futbollistin, i cili po jepte autografe në dalje të një restoranti pasi kishte drekuar me miqtë e tij.
Messi, i cili po pushon në qytetin e tij të lindjes Rosario, kishte dalë pa bodyguards, ndërsa pas daljes nga restoranti ishte njohur nga një grup tifozësh që kërkonin të bënin fotografi me lojtarin më të famshëm të momentit. Mes fansave të tij është afruar dhe një person, i cili pasi ka fyer futbollistin ka tentuar ta godasë atë dhe më pas ka arritur të largohet me shpejtësi. “Nuk e pamë shumë mirë se çfarë ndodhi.
Gjithçka ishte e shpejtë, por duke parë më pas fytyrën e trembur të Messit, mund të them se diçka ndodhi”, ka thënë një nga punëtorët e restoranit, ku lojtari i kombëtares argjentinase kishte drekuar vetëm pak minuta përpara ngjarjes. Policia lokale ka nisur hetimet për të identifikuar sulmuesin e futbollistit, ndërsa në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive “Ole” Lionel Messi është shprtehur se nuk është prekur nga goditjet e sulmuesit të tij.
Nertan Prifti