Protesta ne Spanje perime para konsullates gjermane

Epidemia e Esheria Koli sjell protestat e para, ndërsa rreth 50 fermerë spanjollë kanë flakur grumbuj me fruta dhe zarzavate në hyrje të konsullatës gjermane në qytetin e Valencias. Ata protestuan për deklaratat e autoriteteve gjermane që fajësuan trangujt e importuar nga Spanja si shkatarë të përhapjes së bakterit vrasës.
Sipas fermerëve, prodhimet e tyre tashmë nuk kanë vlerë, e për më tepër ata kanë pësuar humbje të mëdha. Ndërkaq, shkencëtarët në Gjermani mbeten ende në errësirë në lidhje me origjinën e bakterit, që siç u njoftua më herët, përbën një specie të re bakteorologjike, një mutacion mes dy llojeve të ndryshme të Esheria Koli.
Ekspertët kinezë që edhe ata janë duke studiuar rastin, thanë se bakteri i ri përmban gjene që e bëjnë rezistent ndaj disa klasave të antibiotikëve.